Një tjetër protagonist flet për ndeshjen derbi të Digitalb Kupës, Trepça ’89-Llapi.
Këtë herë ekskluzivisht për Korneri.net, foli mbrojtësi i mitrovicasve Përparim Islami, që i beson jashtëzakonisht shumë skuadrës së tij që do të mposht kampionit vjeshtor Llapin.
Ja se çfarë tha Islami rreth duelit të së mërkurën pasdite në “Riza Lushta”.
“Po, të mërkurën e kemi ndeshjen zyrtare me kampionin vjeshtor Llapin . Është ndeshje për Digitalb Kupë , luhet vetëm një ndeshje prandaj do të jemi të përqëndruar 90 minuta sepse këto ndeshje derbi vendosin detajet. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe unë kamë shumë besim në ekipin tonë dhe besoj shumë që të kalojmë në raudin tjetër “, deklaroi Islami. /Korneri.net