Ishte shumë pranë disfatës, por kampionët u kthyen shpejtë.

Muk dihet se a i mjaftojnë këto fitore të vona Chelsea apo jo në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve, por gjithsesi ishte fitore me përmbysje të madhe që i ka hije vetëm një kampioni, shkruan Korneri.net

Chelsea ishte duke humbur 2:0 te Southampton që po lufton për mbijetesë, dhe u mendua se londinezët do të dorëzohen para vendasve të shkëlqyeshëm në pjesën e parë, mirëpo gjërat ndryshuan në të dytën.
Dusan Tadic shënoi golin e parë në ndeshje për ta dyfishuar epërsinë Jan Bednarek pas një orë lojë, dhe prej këtij momenti ishte një (Super Chelsea).
Francezi Olivier Giroud e nisi seroinë e golave për “blutë”, për ta barazuar shumë shpejt rezultatin Eden Hazard. Fitoren Chelsea ia siguroi Giroud me golin e tij të dytë personal.
Pavarësisht fitores Chelsea është -7 nga Tottenhami apo pozita e fundit që dërgon në Champions League. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here