Stërvitja e sotme ka qenë e veçantë për lojtarët e kombëtares shqiptare.
Futbollistët dhe stafi teknik janë takuar me një fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili kishte mbërritur në ambientet ku stërvitet kombëtarja, nga 2 murgeshat që e shoqëronin.
Ata bënë një fotografi me të duke e bërë të lumtur.
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet me Norvegjinë më 26 mars në “Elbasan Arena”.