Ende pa nis edhe zyrtarisht edicioni i r ii Superligës së Kosovës në futboll, kemi ndërpreje të ndeshjes miqësore Gjilani-Hajvalia. Ndeshja deri në momentin e ndërprerjes ishte mjaftë cilësore dhe e luftuar nga të dyja anët, dhe ndodhi diçka që pak kush e priti.

Kapiteni i Gjilanit Ylber Kastrati dhe kongolezi Viktor Amedi u kacafytën mes vete që në fillim dukej se  ishte thjeshtë një përleshje e momentit, por më pas gjendja u përkeqësua kur hynë edhe futbollistët tjerë të dyja skuadrave.

Dhe, kur pritej që gjendja normalizohej, ish anëtari i Hajvalisë, Azem Ahmeti e qëlloi shuplakë pikërisht kongolezin Amedi, dhe nga ky moment më nuk dihej se çfarë ndodhi në fushë. Në këto kushte nuk ka mundur të vazhdonte loja, e cila u ndërpre menjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here