Ylli i bundesligës Pierre Emerik Aubameyang është vendosur të përjashtohet nga skuadra e cila do të përballojë nesër ndeshjen e Bundesligës ndaj Shtutgartit. Klubi e bëri të ditur këtë vendim para nisjes së skuadrës drejt qytetit ku zhvillohet ndeshja, duke cituar arsye disiplinore, por pa dhënë detaje më të hollësishme.

Kjo nuk është hera e parë në të cilën Aubamejang përjashtohet nga grumbullimi i skuadrës për një ndeshje. Në nëntorin e vitit 2016, ish-trajneri Tomas Tuhel e pezulloi për një udhëtim të paautorizuar në Milano pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Sporting Lisbonës./Korneri.net.

Artikulli paraprakKëto mund të jenë grupet e vdekjes
Artikulli tjetërGarat e stinorit vjeshtor vazhdojnë deri në javën e 18-të ose 19-të