Ivan Perisic mund të shkojë në mënyrë sensacionale te Juventus me kosto zero në fund të sezonit.

Interi nuk dëshiron të shkojë përtej ofertës së tij, kroati po bindet për zgjidhjen e Juventusit. Në Torino do të kishte gjithçka që kërkon: para, kampionë dhe pozicionim taktik ideal, shkruan Korneri.net

Lojtari më i mirë i finales së Kupës së Italisë të fituar nga Interi ndaj Juventusit, Ivan Perisic mund të luajë vitin e ardhshëm në skuadrën e Juventusit. Klubi i Agnellit është gati të plotësojë kërkesat e tij për transferim, të cilat Nerazzurrët e kanë gjykuar të shtrenjta. Përtej deklaratave krenare të 33-vjeçarit kroat, të shprehura me zjarr pas finales dhe drejtuar Beppe Marotta-s (“me lojtarët e rëndësishëm nuk pret momentin e fundit të rinovimit”), thelbi i historisë nuk është në kohën, por në para.

Interi për Perisic shkoi deri aty sa hodhi 4.5 milionë neto në tavolinë dhe nuk ka ndërmend të shkojë më tej. Ai kërkon më shumë dhe Juventusi është i gatshëm ta bëjë këtë, për një lojtar që do të mbërrinte si lojtar i lirë. La Gazzetta dello Sport flet për një mundësi të mundshme dyvjeçare me opsion për vitin e tretë prej 6 milionë në sezon, duke cituar rrethin e lojtarit si burimin e lajmit. Ka ocione tjera që ai të luaj te Chelsea, por janë shumë lojtarë sot në Evropë, qeë më shumë preferojnë të qëndrojnë aty ku janë, sidomos ata që luajnë në Itali apo Spanjë, se të luajnë në Angli, andaj Juventusi shpreson shumë se do të ketë kroatin në skuadër gjatë verës. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here