Neymar te Real Madridi? Kështu po flitet dhe shkruhet, mirëpo vjens humë shpejt përgjigja.

Menjëherë pas festës së titullit kampion në Ligue1, presidenti i Paris SG, Nasser Al Khelaifi, doli publikisht duke folur apo më saktë përgjigjur gazetarëve rreth çështjes Neymar, përcjell Koreneri.net

“Do të qëndrojë me 2000%. Jam i sigurtë për këtë. Ai dëshiron që të qëndrojë te PSG”.

Për ta fuqizuar atë që e tha njeriu i parë i klubit, u përkujdes edhe vet braziliani i cili definitivisht mbyll çdo mundësi të largimit nga kryeqyteti francez.
“Jam i nderuar që mbaj këtë fanelë dhe dua t’i gëzoj tifozët tanë”.

“Le Parisien” kishte shkruar ditët e kaluara se ish-anëtari i Barcelonës u ka thënë shokëve të ekipit se dëshiron që të transferohet te Reali i Madridit.
Operacioni do të jetë i vështirë, pasi PSG nuk do e shesë për më pak se 300 milionë euro një futbollist që e bleu verën e kaluar për 222 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakHighlights Inter-Sassuolo
Artikulli tjetërNesta trajner në futbollin italian