Që në ditët e para të Olimpiadës, një i vdekur nga zëvendëskonsulli i Rusisë në Rio, avokati brazilian Marcos Cesar Feres Braga në një zonë që shtrihet mes Parkut Olimpik dhe fshatit olimpik. Sipas mediave braziliane, diplomati 60-vjecar, u sulmua nga dy persona të armatosur mbi një motor, ndërkohë që po udhëtonte me një BMW X6 bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Dy grabitësit duke përfituar nga trafiku i rënduar, i janë afruan automjetit në anësore dhe pas një debati të ashpër me drejtuesin makinës kanë thyer xhamin duke e kërcënuar me pistolete diplomatin, por ky i fundit u ka rrëmbyer armën dhe nga përleshja ka vrarë njërin prej tyre.

Kjo është hera e parë që pas ngjarjes dramatike të Olimpiadës së vitit 1972, që një ngjarje kaq e rëndë ndodh pranë zonës olimpike. Trupi i pajetë i grabitësit ka qëndruar për një kohë të gjatë në asfalt, derisa u dërgua në morg nga forcat e rendit. Vetëm pak çaste para se të ndodhte ngjarja, në atë pjesë të Rios kishte kaluar pishtari olimpik, në ditën e parafundit të një udhëtimi të gjatë, i mbajtur nga një grup ciklistësh që po bënin stërvitje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here