Derisa të gjitha skuadrat do të luajnë ndeshjet në Premier League gjatë festave të fundvitit, anëtari i Tottenham do të pushoj dhe kënaqet.

Fjala është për mesfushorin ofanziv të Tottenham, Heung Min-Son, i cili shkaktoj ndërhyrje të rëndë ndaj mbrojtësit Rudiger në ndeshjen e fundit Tottenham-Chelsea 0-2, që i ka kushtuar rëndë koreno-jugorit, përcjell Korneri.net

Ai është dënuar me 3 ndeshje nga komisioni i Disiplinës në Federatën Angleze të Futbollit, dhe për këtë arsye do të humbë përballjet ndaj Brighton, Norwich dhe Southampton. Son gjatë këtij edicioni në Premier League ka realizuar 5 gola duke qenë asistues plot 7 herë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here