Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, në Pallatin e rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, gjatë paradites së sotme organizoi Kupën “Shaip Zeneli”.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin 22 ekipe të cilat garuan më pushkë standarde, pushkë serike dhe pistoletë standarde.
Fituesit e sivjetmë ishin: Pushkë standarde te femrat fitoi Urata Rama , kurse tek meshkujt Drilon Ibrahimi zuri vendin e parë, i klubit të shejtarisë Polici.
Me pushkë serike të femrat Bleona Rama zuri vendin e parë , kurse te meshkujt junior Ndriqim Raqi e zuri vendi parë. Te senorët meshuj fitoi Egzon Bujupi në pushkë serike. Me pistoletë standarde vendi i parë i takoi Nexhat Sahitit.
Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, Gëzim Hazdrolli, ishte i kënaqur me rezultatet e arritiura të garuesve, kurse ai falënderoi familjen Zeneli, që e nderuan këtë Kupë i cili mbahet për herë të 17-të, me radhë, ndërsa më mirënjohje u nderua edhe familja Zeneli. /Korneri.net