Barcelona bën goditjen e tretë për sezonin 2021-2022. Klubi Blaugrana zyrtarizoi këtë të mërkurë, blerjen e Emerson Royal nga Betisi i Sevillas. Klubi katalan do të paguajë 9 milionë euro në arkat e klubit andaluz, që mban gjithashtu 20% të vlerës së kartonit në rast se Barcelona vendos ta shesë mbrojtësin në të ardhmen.

Braziliani mbërriti në Spanjë në vitin 2019, pasi Barcelona dhe Betisi paguan në total 12 milionë euro, pra nga gjashtë milionë secila skuadër, për ta shkëputur nga Atlético Mineiro. Palët kishin rënë dakord që Emerson Royal do të qëndronte te Betisi deri në vitin 2021, më pas mund t’u bashkohej “blaugranave” që do të paguanin 9 milionë euro, 3 më shumë se shuma që shpenzoi skuadra bardhëjeshile për gjysmën e kartonit.

Royal është grumbulluar nga trajneri i Brazilit, Tite, duke më vendin e Dani Alvesit, i cili mbeti jashtë për arsye dëmtimi. 22-vjeçari mund të luajë në Copa America, por ai synon gjithashtu pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokyos.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here