Deri tash president ii Napolit dhe zyrtarët e lartë të klubit italian kanë qëndruar daurkryq pasi nuk ishin aspak aktiv në këtë afat kalimtar veror, por mund të konsiderohet se kanë goditur fortë duke sigururuar shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar franko-algjerian, Adam Ounas, shkruan Korneri.net.
I ardhur nga Bordeaux si talenti më i madh në klub dhe më gjerë lojtari zgjedhi Napolin duke refuzuar disa klube angleze dhe spanjolle, pasi i ka pëlqyer projekti i klubit, lojtarët që ka ni dispozicion dhe mënyra e lojës shumë ofanzive. Ounas është blerë për 10 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera në rast të kualifikimit të Napolit në Champions League.
Pasi t’i kryen vizitat mjekësore në Klinikën Villa Stuart di Roma, Ounas do të nënshkruaj kontratë deri me 30 qershor 2022. /Korneri.net