Një nga skuadrat më të përforcuara në Vala Superligë padyshim që është Drita e Gjilanit, e cila sapo ka prezantuar përforcimin më të madh të kësaj vere, Drilon Musajn, i cili gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua te skuadra e kaltër, shkruan “Korneri.net”.
Musaj gjatë kësaj vere ishte shumë pranë kalimit te Bursaspor, mirëpo trajneri francez i skuadrës turke më të marë drejtimin e skuadrës mori me vete edhe një “koloni” të futbollistëve francez, dhe kjo bëri që prezantimi i yllit mitrovicas të komplikohet.
Në fakt, Musaj mund ti bashkohet Bursasporti gjatë merkatos dimërore pasi në klauzolen e tij te Drita figuron edhe një mundësi e tillë.
Musaj, ishte në herët pjesë edhe e Trepçës ’89 dhe së fundmi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Kategoria Superiore Laçi./Korneri.net.