Mario Balotelli në Serie A, gjithnjë e më afër.

Pasi shpërtheu te skuadra franceze Nice, përzgjedhësi i ri i Italisë, Roberto Mancini e rikthej në skuadër, kurse tash nuk po i mungojnë atij ofertat e ndryshme nga klubet nëSerie A dhe jo vetëm, përcjell Korneri.net

Roma dhe Napoli më herët kishin shfaq interesim për shërbimet e tij, por në momentet e fundit vjen një lajm shumë interesant që e lidhSuper Marion me skuadrën e famshme italiane Parma që është rikthyer në kohë rekorde në elitë.
Transferimi i Balotellit te Parma e bëjnë disa faktorë shumë të mundur. E para janë disa shkrime të tij përlqime në faqet e klubit dhe rrjeteve sociale ku ishte i rregullt në urimet e tij që Parma është sërish pjesë e Serie A, si dhe agjenti i tij i fuqishëmMino Raiola, i cili është parë në qytetin e Parmës aty ku ka marrëdhënie të shkëlqyera me Daniele Faggiano, drejtorin sportiv, e mos të flasim për njeriun e parë Hernan Crespo.
Po flitet vetëm për pagën e lartë të lojtarit, sepse në rast se palët gjenë gjuhë të përbashkët, atëherë Parma do të ketë në dispozicion një supersulmues që po kthehet në jetë pas një periudhe të errët. /Korneri.net

Artikulli paraprakBeckham ka një porosi (lutje) që çuditshme për Zidane
Artikulli tjetërZYRTARE/ Munishi u përfol si trajneri i ri Kekut, por shkoi te Besa, ky pritet të jetë trajner i “Elektricistëve” në Superligë