Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore, në grumbullimin e saj para ndeshjes historike kualifikuese për Botërorin e Rusisë, shkruan Zëri.

Kosova ka ushtruar në në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku edhe është vendosur, ndërsa pasdite do ta zhvillojë dhe një seancë të lehtë stërvitore.

Paraprakisht, futbollistët në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm.

Image
Siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës, atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste.

Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe sipas fajlëve të mjekut Murat Berishës, nuk ka asnjë problem, ndërkaq po bëhet sipas planit për trajtim fizioterapeutik.

Për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin. /Zëri/

Artikulli paraprakArgjentina fitoi falë Leo Messi-t, s’kuqët Dybala…
Artikulli tjetërDikur shumë pranë vdekjes, tani pjesë e Chelsea [FOTO]