Përfaqësuesja e Kosovës brenda tri ditëve do t’i zhvilloj dy ndeshje kualifikuese për botërorin Rusia 2018, kunëdr Kroacisë dhe Finlandës.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki është duke i kryer stërvitjet në fushën e stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku këtë herë për dallim me herën e kaluar ka në dispozicion të gjithë lojtarët e ftuar të cilët nuk janë të lënduar dhe janë në gjendje të luajne në Maksimir në mbrëmjen e 2 shtatorit, shkruan Korneri.net.
Edhe këtë herë përgatitjet nuk janë shumë të forta, pasi ato kryesisht po shkojnë me vrapime të lehta dhe loja në porta më të vogla dhe fushë më të ngushtë në mënyrë që të ecë topi më shpejtë nga këmba në këmbë.
Bunjaki ka të ftuar 21 futbollistë për duelin jashtëzakonisht të vështirë të grupit tonë, sepse definitivisht kemi të bëjmë me njërën ndër përfaqësueset më të forta në mesfushë në Evropë. /Korneri.net