Presidenti i Real Madrid, Flirentino Perez, ka lavdëruar tejmase trajneri francez, Zinedine Zidane, për trofeun e fituar të Champions League, duke vlersuar shumë vlerat e tij si trajner dhe si prijës i skuadrës që nga emërimi i tij si trajner.

“Zidane një trajner i madh, që në shtatëmbëdhjetë muaj ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, një titull të Ligës, Kupën e Botës për Klube, e pa mundur të bësh më shumë. Një gjeni që nga viti 2001, kur ne e blemë e transformuam në një lojtar për ekip, këtë gjë e bën edhe sot si trajner. Ka 24 lojtarë që janë shokë mes vete, punojnë me shumë përulësi dhe janë shumë të talentuar”, ka deklaruar Perez.

Artikulli paraprakBarcelona tregon anën e jashtëzakonshme të sportivitetit, e uron Real Madridin për trofeun e Champions League
Artikulli tjetërMbi 600 të lënduar në Torino