Tek ekipi i Real Madridit, drejtuesit e klubit janë duke bërë gati llogaritë e financës, për të ndryshuar diçka në organikën e ekipit.

Presidenti i këtij ekipi, Florentino Perez, nuk ka kursyer asgjë nga arka e klubit, pasi 200 milionë euro janë në dispozicion për të shpenzuar në merkaton e klubit. Sipas asaj që “Marca” raporton, kjo shumë është e projektuar për tu shpenzuar gjatë merkatos së verës, por nëse do të ketë një emergjencë sa i përket dëmtimeve apo formës së dobët, Zidane mund t’i përdorë edhe gjatë janarit.

Por sigurisht që kjo shumë e shpenzuar nuk do të përbëjë shumë problem për klubin, teksa klubi i Real Madridit kohët e fundit ka firmosur një marrëveshje me një kompani mediatike nga e cila fiton 200 milion euro, vetëm për të drejtën televizive.

Artikulli paraprakBayern kryen punë, Dortmund barazoi, Leipzig shkatërrohet nga Hoffenheim
Artikulli tjetërGentrit Begolli i paralajmëron mitrovicasit