Rezultate të papritura janë regjistruar në ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA, ku u përcaktuan edhe çiftet e Play – Offit, me 16 skuadra që do të tentojnë titullin.

Në Konferencën e Lindjes skuadra më e famshme amerikane Boston Celtics, e rrëmbeu vendin e parë para kampionit aktual Cleveland Cavaliers falë fitores 112:94 ndaj Milwaukee Bucks. Zhgënjim për Cavaliers, që pësuan humbjen e katërt radhazi 83:98 ndaj Toronto Raptors, duke lëshuar vendin e parë.

Chicago Bulls vetëm në ndeshjen e fundit siguroi vendin e tetë duke lënë jashtë zonës Play Off Miami Heat. “Bulls” të udhëhequr nga Butler, që shënoi 25 pikë, shkatërruan 112:73 Brooklyn Nets.

Në përfundim të sezonit të rregullt çiftet e Konferencës së Lindjes për fazën Play off janë këto:

(1) Boston Celtics vs (8) Chicago Bulls

(2) Cleveland Cavaliers vs (7) Indiana Pacers

(3) Toronto Raptors vs (6) Milwaukee Bucks

(4) Washington Wizards vs (5) Atlanta Hawks

Në Konferencën e Perëndimit gjithçka kishte përfunduar më herët. Golden State Warriors e mbyllën në vendin e parë duke e lënë mbrapa një pretendent tjetër për titull San Antonio Spurs.

Ndërkohë vendin e tetë, që është i fundit që merr pjes në Play Off, e kishte siguruar Portland Trail Blazers, që me një fitore me shumë la pas Denver Nuggets.

Çiftet e Play Off në Konferencën e Perëndimit janë këto:

(1) Golden State Warriors vs (8) Portland Trail Blazers

(2) San Antonio Spurs vs (7) Memphis Grizzlies

(3) Houston Rockets vs (6) Oklahoma City Thunder

(4) Los Angeles Clippers vs (5) Utah Jazz

Artikulli paraprakAncelotti: Jemi akoma gjallë
Artikulli tjetërQëndrim apo largim nga Milani? Përgjigjen Deulofeu dhe Pasalic….