Jannik Sinner kualifikohet për në çerekfinalet e Australian Open. Italiani ka eliminuar Alex De Minaur, pasi e ka mposhtur 3-0 (7-6, 6-3, 6-4).

Në çerekfinale 20-vjeçari do të përballet me Stefanos Tsitsipas, numri 4 në renditjen botërore, që ka eliminuar në një ndeshje me pesë sete amerikanin Fritz.

Janë përcaktuar tashmë 4 ndeshjet çerekfinale të turneut australian, që ka hyrë në fazën e tij më interesante. Nadal do të luajë kundër Shapovalov, Medvedev përballë Auger-Aliassime, ndërsa Berrettini do të sfidojë Monfils.

Për herë të parë që nga vitit 1973, dy tenistë italianë kualifikohen në çerekfinalet e të njëjtit edicion të një Slami. / Oversport.tv

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here