Bayern dhe Real do të luajnë ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve sonte në orën 20:45.

Real 12 herë. Bayern pesë. Së bashku këta dy gjigandë të futbollit evropian kanë fituar së bashku 17 tituj të kampionatit evropian. Shorti deshti që edhe këtë stinor të dy këto klube të mëdha të përballen në gjysmëfinale, edhe pse ekspertët e konsideruan si finale para finales. Respetk për Liverpoolin dhe Romën, për kjo përballje konsiderohet e titanëve, përcjell Korneri.net

Real dhe Bayern janë rivalë të vjetër, ata kanë luajtur shumë herë në finalen e Kupës dhe Ligës së Kampionëve, në disa vitet e fundit dy herë. Pas penalltive në vitin 2012, Bayern përfundoi në finale, kurse vitin e kaluar pas ndeshjes së diskutueshme (kontraverse) dhe kohës shtesë Real ishte më i suksesshëm.

“Ne e kemi harruar ngjarjen e vitit të kaluar dhe ne jemi të përqëndruar vetëm në këto dy ndeshje të mëdha kundër kundërshtarit të frikshëm. Thjesht, ne do të shkojmë për të gjithë trofetë. Reali në katër vitet e fundit, tri here e fitoi Ligën e Kampionëve dhe të mbrojë trofeun, i cili flet më së miri se për çfarë skuadre bëhet fjalë. Ka aty lojtarë të jashtëzakonshëm si Ronaldo, dhe atë mund ta ndalojmë vetëm nëse luajmë si skuadër “, tha lojtari i Bayern Jerome Boateng.

Disa akterë të gjysmëfinales së sontme kanë mbrojtur ngjyrat e të dyja skuadrave, dhe pikërisht trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, e kishte fituar këtë trofe me Real Madridin para 20 viteve, të parin pas vitit të largët 1966. Interesante, atë vit Real në finale luajti kundër Juventusit, kurse udhëheqësi i ekipit nga Torino ishte strategu i tanishëm i Realit, Zinedine Zidane.

Tani ai dëshiron që Bayerni të përsërisë suksesin pesë viteve më parë kur ata fituan Bundesligën, Kupën Gjermane dhe Ligën e Kampionëve (tripletën).

“Unë e njoh mirë Realin. Është një klub i madh, i cili gjithmonë ka lojtarë fantastik dhe rezultatete kulminante. Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe me siguri na pret spektakël. Të dyja skuadrat luajnë futboll të shkëlqyeshëm në sulm, por unë mund sigurtë të them se ne jemi në një formë të madhe, ngjashëm me atë të vitit 2013 “, tha Heynckes.

Ai lavdëroi shumë kolegun e tij Zinedine Zidane të Realit, duke thënë se ai është i adhuruari i tij.

“Unë e vlerësoj atë si një trajner dhe si njeri. Unë mund të them se është një nga trajnerët më të mirë në botë në këtë moment,” vuri në dukje Heynckes.

Zidane iu përgjigj me komplimente, duke thënë se Heynckes është duke bërë pikë shumë të mirë.
“Unë mendoj se nuk ka favoritë, kjo është një ndeshje tjetër krahasuar me vitin e kaluar.” E di që do të vuajmë shumë, por kjy është futboll “, shtoi Zidane.

Megjithatë, lajmi i keq goditi ekipin bavarez përpara përplasjes së sontme. Megjithëse u njoftua në formacionin fillestar, duket se David Alaba nuk do të jetë gati për ndeshjen e sezonit.
Mediat spanjolle thonë se për shkak të lëndimit të (kuadricepsit), austriaku nuk do të luaj sonte në Allianz Arena, edhe pse u mendua se do t’ia dal qëllimit.

Mungesa e një prej lojtarëve kryesorë do ta detyrojnë trajnerin Jupp Heynckes, që të merr në bazë zgjidhje të tjera të pozicionit të krahut të majtë, ku me gjasë do të luajë Rafinha.
Këtë sezon, David Alaba luajti 34 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat, nga të cilat gjashtë në Ligën e Kampionëve. /Korneri.net

Artikulli paraprakKaos te Arsenali, përleshen lojtarët mes vete, Wenger kapet për koke
Artikulli tjetërPas një dekade “ndoshta” ndalet dominimi Messi-Ronaldo! Salah i pari pas Kaka?