Ndeshja që e hapi xhiron e 31 në La Liga, Villarreal-Atl.Bilbao ishte fantastike dhe shumë e bukur për sy. Vendasit shënuan fitore 3:1 në përballjen direkte të skuadrave që luftojnë për Europa League,pasi tash për këtij triumfi “nëndetësja e verdhë”, ka 4 pikë më shumë se baskët.
Victor Ruiz e kaloi në epërsi Villarrealin, mirëpo nuk vonoi shumë kur Aymeric Palorte e barazoi rezultatin. Pasun shumë raste në të dyja anët, por gola më në pjesën e parë nuk kishte.
Me të filluar e dyta Cedric Bacambu shënoi sërish për vendasit, kurse Adrian Lopez i dha fund duelit që dha 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq kur Mario Gaspar i Villarreal u ndëshkua pas 64 minutave lojë.

Artikulli paraprakE vazhdoi kontratën edhe për shumë vite të tjera
Artikulli tjetërSuper Balotelli i dha fitoren Nice