Mesfushori kolumbian i Real Madrid, James Rodriguez, ka shkëlqyer në fitoren prej 4:0 ndaj Granadas, duke i treguar kështu trajnerit, Zinedine Zidane, se është duke u nënvlerësuar shumë dhe se meriton më shumë minuta.

Me dy golat që shënoi ndaj Granadas, James ka shkuar në 11 finalizime në gjitha garat me Realin, vetëm në sezonin e parë ka shënuar më shumë (17).

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, James është përfshirë në gola më shumë se çdo mesfushor tjetër i La Ligas këtë edicion (11 gola, 12 asiste në gjitha garat)./Korneri.net.

Artikulli paraprakFBK-së, kërkon gjyqtarë të huajë për finalen S.Prishtina-Bashkimi
Artikulli tjetërFury afër rikthimit të madh! Arseyaja është ky boksier