Në ndeshjen kampionale në Australi për pak nuk ndodhi një tragjedi.

Michael Zullo, futbollisti i Sydney në duel kundër Melburne Victory, e ka qëlluar me kokë një tavolinë pas një dueli që kishte me kundërshtarin. Edhe pse situata dukej shumë trishtuese, megjithatë për fat lojtari shpëtoi mirë.

“Po të ishte goditja pak më e fortë, do ta kishte thyer qafën dhe do të kishte vdekur në fushë. Nuk po e kuptoj se çfarë kërkonte ajo tavolinë aty” ka thënë pas ndeshjes njëri nga mjekët e klubit.

Klubi Sydney pas ndeshjes ka kërkuar që ajo tavolinë e cila përdoret nga gjyqtari i katërt të largohet përgjithmonë nga ai vend.

Artikulli paraprakAfër marrëveshjeve të reja
Artikulli tjetërLRF Prshtinë: Rezultatet dhe tabelat pas javës së 10-të [FOTO]