Lyon ishte shumë afër që ta dërgonte ndeshjen në vazhdime përballë rivalit të famshëm holandez Ajax, por nuk arriti të shënonte së paku edhe një gol pavarësisht se në Amsterdam Arena skuadra franceze kishte humbur 4:1, shkruan Korneri.net.
Lyon fitoi 3:1 dhe në 10 minutat e fundit me kohëns htesë luajti me një futbollist më shumë kur Viergever u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Mysafirët ishin fenomenal në 35 minutat e para, shënuan golin e epërsisë përmes super sulmuesit Kasper Dolberg që kërkohet nga gjysma e Evropës, mirëpo në dy minutat e fundit në pjesës së parë u “dhez” kjo përballe kur sulmuesi tjetër i jashtëzakonshëm, Alexandre Lacazette për 84 sekonda shënoi dy herë.

Pjesa e dytë ishte shumë e zjarrtë pasi vendasit e panë mundësinë se mund ta përmbysin rezultatin, dhe kjo ishte shumë afër kur Rachid Ghezzal shënoi golin e tretë.
Minutat finale kaluan në tërësi në pjesfushën e Ajaxit e sidomos brenda zonës së tyre, mirëpo Lyon nuk arriti më shumë dhe në këtë mënyrë Ajax kaloi në finale ku do të përballet me Man.United. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United barazoi, por kaloi në finale të Europa League
Artikulli tjetërLegjendat e futbollit, “show” në Bahrein