Se çfarë pritjesh ka ai personalisht, klubi dhe tifozët e Gjilanit për derbin e madh të “Anamoravës”, Gjilan-Drita, ekskluzivisht për Korneri.net foli edhe kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati.
Ai i beson skuadrës së tij që edhe në këtë derbi ata në fund të dalin fitues dhe ta festojnë së bashku me tifozët e tyre të flaktë “Skifterat”.

“Ju kemi qasur kampionatit me seriozitet maksimal dhe në vazhdimësi nuk kemi pas probleme të natyrave të ndryshme siç ndoshta kanë pasur të tjerët që çojnë në pauza lojtarët. Jemi të gatshtëm në të gjitha aspektet, kurse adrenalinën dhe motivimin si gjithmonë po na e rrisin Skifterat.

Normalisht renditja tabelare është treguesi më i mirë i dallimit ne cilësi, edhe pse në derbi fjala favorit nuk vlen. Janë njohësit e futbollit që po na bëjnë favorit, dhe kjo na shton vetbesimin në synimin tonë të vazhdushem për çdo lojë e që është fitorja. Jam i bindur në cilësitë e bashkëlojtarëve, punën e shtabit teknik dhe organizimin e kryesisë të përkrahur në vazhdimsi nga “Skifterat”, dhe komplet kjo krijon familjen e quajtur Kf Gjilani.

Ky derbi ështe bukuria në vete e kampionatit tonë, rivaliteti dhe atmosfera që krijohet para, gjatë dhe pas ndeshjes, vërtetë na bëjnë të jemi krenar që e kemi.

“Skifterat” janë shpirti, motivi jonë në tribuna do jemi forca e tyre në fushë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMë në fund Sigal Prishtina spektakolare! Rezultati në PLAY-OFF tani tërsisht në favorin e “bardhekaltërve”
Artikulli tjetërIbra tregon misterin pse zhduki nga trupi të gjitha tatuazhet