Para pak ditësh kroati Marcelo Brozovic bëri “like” lajmit të Manchester United në barazimin 1:1 me Evertonin, diçka që nxiti debat tek klubi italian dhe tifozët pasi dyshohej se Brozovic pëlqen kalimin te Manchester United. Në fakt, trajneri i “djajëve të kuq” Jose Mourinho kërkon futbollist nga Inter, mirëpo bashkëkombasin e Brozovic. Fjala është për Ivan Perisic për të cilin sipas lajmeve që vijnë nga Angli,a është gati t’i ofroj 60 milionë euro.
Për këtë shifër parash mund të konsiderohet se kjo çështje është e mbyllur pasi me këtë buxhet të madh Inter do të mbyll transferimin e Domenico Berandi dhe jo vetëm.

Artikulli paraprakA e keni ditur këtë?
Artikulli tjetërFOTO/ ‘Plas’ grushti, Igli Tare përleshet me Rudiger