Manchester City e shënoi në minutën e 6-të shtesë golin e fitores në ndeshjen e së mërkurës me Southamptonin, që u mbyll 2-1. Sterling ishte ai që shënoi golin e fitores dhe të gjithë vrapuan pas tij për të festuar, mes tyre edhe Benjamin Mendy, i cili ka operuar këmbën dhe qëndronte në stol.

Vrapimi i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Angli, ndërsa trajneri Guardiola, kur është pyetur për këtë episod pas ndeshjes, e ka quajtur mbrojtësin Mendy budalla.

Artikulli paraprakZbulohet biseda Neymar vs Cavani për penalltinë e sherrit [VIDEO]
Artikulli tjetërMilan, Gattuso e nis me … Kalinic