Pas 10 viteve të kaluara te Real Madridi, qendërmbrojtësi portugez Pepe, pritet të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Kampioni aktual evropian nuk dësëhiron t’ia vazhdojë kontratën e cila i skadon në qershor të vitit 2017, dhe si lojtar i lirë mund të zgjedh skuadrën ku do të luajë.
Për këtë është pajtuar edhe Florentino Perez, kurse Milan është skuadra më e interesuar për shërbimet e Pepe.
Gjiganti italian e dëshiron portugezin të cilit po i ofron kontratë 2-vjeçare me 4 milionë euro pagë dhe bonuse, në mënyrë që ait ë jetë përkrahu me 21-vjeçarin Allesio Romagnioli të cilit i duhet një mbrojtës cilësor që të merr edhe më shumë përvojë në rolin që ka, e këtë e di shumë mirë edhe trajneri Vincenzo Montella.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja më e afërt e klubit mbretëror “AS”, që vazhdimisht në ditët e fundit e ka përmend këtë fakt se pëe Pepe ku do të jetë stinori i fundit te Reali dhe se ardhmëria e tij pritet të jetë Serie A.