Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe në fund të sezonit do të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Lajmi është konfirmuar nga “Marca” (media pranë klubit mardilen) ndërsa portugezi pas finales së Champions Leagues do të transferohet te Interi.

Burime të “Football-Italia” raportojnë se Pepe te Interi do të marrë një pagë prej 5 milionjë eurosh në sezon.

Kontrata e tij do të përfundojë me “Merengues” më 30 qershor, kështu që portugezi do të jetë i lirë për tu bashkuar me klubin zikaltër.

Pretendohet se Pepe do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë.

Image

Artikulli paraprakBashkimi me fitore spektakolare ndaj Sigal Prishtinës!
Artikulli tjetërKërkesa e Ronaldos: Mi nxjerni në shitje këta dy lojtarë