Pep Guardiola nuk ngopet. Ai dëshiron tani që të blejë një qendërmbrojtës.
Por trajneri i Manchester City e pranon se kjo do të jetë e vështirë, duke qenë se buxheti i klubit po mbaron.
Deri më tani, “qytetarët” kanë shpenzuar 280 milionë euro, të gjitha për përforcimin e prapavijës.
City tani po interesohet për transferimin e Ingio Martiez të Real Sociedad si edhe për lojtarin e Bayern, Holger Badstuber.
Gjithashtu Pep tha se ai dëshiron që të aktivizojë më shpesh në sezonin e ardhshëm 3 futbollistë në repartin difensiv.