Trajneri spanjoll  i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për skudrat që mund të luftojnë për titull të kampionit sivjet në premier League, porn ë këtë rreth e ka larguar rivalin e qytetit.

Guardiola  shprehu dyshime të mëdha mbi faktin që “djajtë e kuq” të synojnë vërtet titullin, por beson se skuadra e Mourinhos mund të kualifikohet në Champions.

“Sigurisht që 13 pikë janë një hendek i madh, sidomos kur përpara ke skuadra si Chelsea që fiton ndeshjet me kualitet. Nuk do të jetë aspak e lehtë për United, por unë besoj se ka shanse reale për të qenë në katër të parët. Kam parë ndeshjet e ‘djajve të kuq’ ndaj Stoke dhe Burnley dhe meritonin që të fitonin, por në futboll është kështu. United ka kualitet, ka histori të madhe, trajnerin e duhur dhe lojtarët për të qenë në Champions”, tha Pep Guardiola.

Artikulli paraprakSanchez në medime të thella pas kësaj oferte!
Artikulli tjetërEkipi i Liverpool, spektatorët specialë të Barcelonës në Camp Nou