Pep Guardiola mendon se skuadra e tij bëri gjithçka për të fituar ndaj Evertonit, por ky është futbolli. Evertoni në “Goodison Park” arriti që ta deklasonte ekipin e Manchester Cityt me rezultat 4-0.

Me këtë rezultat assesi nuk është i kënaqur menaxheri spanjoll, por mendon se lojtarët e tij treguan një lojë të bukur.

“Ne kishim një performancë të mirë në pjesën e parë. Ne krijuam majftë raste për të shënuar, por pas asaj që ndodhi në pjesën e dytë ku ata shënuan golin e dytë u bë e vështirë për ne. Është shumë e vështirë për lojtarët kur rezultati është 2 me 0. Por, ky është futbolli, ndonjëherë ju duhet të bëni shumë gjëra për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Guardiola.

Me këtë humbje City gjendet larg titullit, pasi ka 10 pikë më pak se lideri Chelsea.

Artikulli paraprakSpektakël që në ndeshjet e para të Kupës së Afrikës
Artikulli tjetërRrëfim tronditës i afrikanit që luan në Shqipëri: Luaj pa ngrënë, 4 muaj pa rrogë