Mesfushori Andrea Pirlon ka folur për herë të parë për penalltinë aq shumë të diskutuar në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Tutto Sport”, Pirlo dha një përgjigje diplomatike por duke mbajtur pak krahun e bardhezinjve.

“Penallti të tilla mund të jepen, por dhe jo. Në këtë rast është dhënë, dhe ishte një prekje e topit me dorë. Ky ishte vendimi i arbitrit. Ditën tjetër Barcelonës një rast i ngjashëm, nuk iu dha penallti. Për një futbollistë të pësosh gol në minutën e 95-të, të nervozon, por në këtë rast, dora ishte e qartë”, ka thënë Pirlo.

Artikulli paraprakE turpshme! 7 ndeshjet që Real Madrid është favorizuar nga arbitrat
Artikulli tjetërLegjenda e Milanit për Neymar: Ai është duke u bërë më i mirë se kjo legjendë e futbollit botëror