Tifozët e Napolit që janë armiqt kryesor dhe më të mëdhenjë të Juventusit, kanë vendosur një baner shumë interesant në stadiumin San Paolo gjatë ndeshjes kundër Crotones. Ata kanë shkruar “Rigore per la Juve”, apo në përkthim “penallti për Juventusin”, që ka shtyrë mediat italiane dhe më gjerë të merren me këtë çështje.
Mediat italiane pas përfundimit të ndeshjes kanë ndalur presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, dhe e kanë pyetur për këtë baner, mirëpo përgjigja e tij ishte e prerë dhe shumë interesante: “Banerët janë treguesit më të mirë” duke aloduar në penalltinë e dhënë në minutën e 95. për Juventusin në derbi kundër Milanos.