Ndeshja derbi e xhiros së 24-të, në elitën e basketbollit kosovar, Peja-Trepça që është në program sonte në mbrëmje nga ora 19.00, shumë lehtë mund të mos zhvillohet fare, shkruan Korneri.net.
Sipas informacioneve që kemi marr gjatë ditës, arsyeja kryesore është borxhi i klubit Peja ndaj FBK-së. nuk është vetëm Peja që i ka borxh shtëpisë së basketbollit pasi aty janë edhe klubet tjera, por të cilat kanë nis t’i shlyejnë borxhet e tyre më këste, ashtu siç janë dakorduar me krerët e FBK-së.

Në rast se Peja nuk e pguan një pjesë të borxhit që ka e që sipas disa informacioneve që kemi marr, e kalon shifrën prej 2000 euro, atëherë ligjërisht në bazë të propozicioneve të garave, loja mund të anulohet me kërkesën nga Komisari i garave, Faton Kurshumliu, i cili i njofton gjyqtarët e ndeshjes edhe përmes telefonit.
Skuadrat janë të obliguara në futen në parket, poashtu edhe gjyqtarët, por nëse nuk paguhet një pjesë e borxhit (me kesh) para ndeshjes, atëherë ndeshja do të shtyhet, mëson Korneri.net.

Në rast se klubi (këtë rast Peja), nuk i paguan borxhet brenda 48 orëve të ardhshme, atëherë e humbë ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0, kurse në rast se paguhet një shumë e caktuar parash, loja duhet të zhvillohet pas 48 orëve, por klubi vendas (këtë rast Peja), është e obliguar që t’ia paguaj Trepçës tërë udhëtimin.

FBK-së, me sakt ushtruesja e detyrës së Sekretarit të përgjithshëm, Elvira Dushku, që një javë ka kontaktuar me zyrtarët e Pejës, me të cilët është marr vesh që borxhi i paraparë të paguhet me këste, dhe afati i fundit për pagesën e parë ka qenë dita e premte (ora 17.00), por nuk ka pasur as sinjale më të vogla nga pejanët, andaj rreziku që kjo ndeshje të mos zhvillohet është e madhe.

Artikulli paraprakAtalanta me çdo kusht do ta mbajë Berishën
Artikulli tjetërRundles dhe Billy të “suspenduar”?