Dy skuadrat me telashet më të mëdha financiare në vend, zhvilluan “derbin” e xhiros së palestrën e zbrazët “Karagaqi”. Peja mposhti Trepçës me rezultat të thellë 109:86, në duelin kun ë të dyja anët munguan basketbollistët e huaj të cilët tash e sa muaj nuk janë paguar fare, dhe pagat e tyre po i kërkojnë gati çdo ditë, dhe kjo ka qenë arsyeja që ata nuk luajtë,

Në një përballje pa ta pejanët ishin më efikas duke fituar në fund fal 30 pikëve të Alban Veselit që gjithmonë është në formë të mirë kundër mitrovicasve, ndërsa pas tij qëndruan Noah Dahlman me 22 pikë e 11 kërcime dhe Robert Abramovic me 15 pikë.
Te Trepça u dalluan Semir Zekiqi me 25 pikë, Nikola Ljujic me 24 dhe Scott Montreal me 16.

Saktësisht dhe zyrtarisht prezent në palestër ishin 28 shikues.

Artikulli paraprakDerbi Peja-Trepça me 20 shikues!!!
Artikulli tjetërGuardiola dhe Wenger kërkojnë fitoren në duelin e Emirates