Pas një drame të madhe basketbollistike dhe një lufte të paparë në parket, basketbollistët e Pejës nuk arritën ta ruajnë epërsinë nga ndeshja e parë prej katër pikëve përballë skuadrës maqedonase Kumanovës, dhe në këtë mënyrë Peja nuk ia doli të depërtonte në finale e madhe pas humbjes në sekondat e fundit me rezultat 86:80, edhe pse rezultati ishte I barabartë 45 sekonda pa përfunduar ndeshja.
Problemet e mëdha financiare kanë ndikuar direct në klub pasi në këtë ndeshje shumë të rëndësishme nuk udhëtuan fare fundori Cameron Rundles, pastaj edhe qendra Jamie Billie të cilët shkaku që nuk kanë marr pagat e tyre nuk udhëtuan me pjesën tjetër të skuadrës. Pa dyshim mungesa e tyre u vërejtë shumë, kështu që këtë vit nuk do të kemi skuadër kosovare në finale të kësaj gare, edhe pse Peja ishte favorit I madh edhe për ta fituar krejt këtë edicion
Më meritorët në fitoren e Kumanovës ishin, Marjan Janeski me 21 pikë dhe Yonel Brown me 20, kurse te Peja u dalluan Slobodan Miljanic me 21 pikë dhe Noah Dahlman me 20.

Artikulli paraprakZyrtare: Albian Ajeti kompleton transferimin te kjo skuadër
Artikulli tjetërJuventusi edhe zyrtarisht kërkon anëtarin e Milanos