Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike, ku shënoi fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 73:90 (17:16, 17:26, 19:23, 20:25).

Ndeshja nisi e baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa çereku i parë përfundon 17:16 për shkodranët. Peja ishte më e mirë në periudhën e dytë, ku kishte epërsi deri në dhjetë pikë, 30:40, derisa pjesa e parë përfundon 34:42.

Peja e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë. Verdhezinjtë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, që e fituan 19:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:65. 10 minutat ishin formalitet, derisa pejanët thelluan epërsinë, kurse triumfuan me shifrat 73:90.

Te Vllaznia u dallua Jeron Cooper me 21 pikë dhe shtatë kërcime, derisa te Peja më të dalluarit ishin Brandon Ëalters me 23 pikë e 15 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë asistime.

Peja në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Rahovecin, që u kualifikua pa lojë pas tërheqjes nga Teuta.

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, kurse pjesa finale e garave zhvillohet në Durrës.

Orari

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e pare: Rahoveci-

19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here