Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 90:80 (28:23, 29:16, 20:23, 13:18), në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, megjithatë, çereku i parë përfundon 28:23. Verdhezinjtë nga Peja ishin edhe më bindës në periudhën e dytë (29:16), duke thelluar edhe më shumë epërsinë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 57:39.

Në periudhën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë, madje, mysafirët e fituan këtë pjesë 20:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:62. Edhe në 10 minutat skuadra nga Theranda ishte më e mirë 13:18, por Peja në fund shënoi fitore 90:80.

Te Peja u dalluan u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 22 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Griffin Rame me 13 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 16 pikë e gjashtë kërcime, Samir Zekiqi me 15 pikë dhe Arbër Berisha me 12 pikë e gjashtë kërcime.

Peja ka gjashtë fitore, kurse Golden Eagle Ylli katër fitore dhe dy humbje.

Artikulli paraprakMediterranean Food Plan Reduces The Risk Of Prostate Most Cancers Progression
Artikulli tjetërAn Introduction To Root Factors For essay tiger review essaysrescue