Skuadra e KB Pejës e ka pësuar edhe disfatën e dytë me radhë në Ligën Ballkanike.

Pejanët sonte janë mposhtur në udhëtimin e tyre në Plovdiv të Bullgarisë, nga Academic Bultexi me rezultatin final 85-74.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me çerekun e parë që përfundoi baraz 18-18, por në çerekun e dytë, vendasit zhvilluan një periodë fenomenale duke fituar këtë çerek 30-16 dhe mbyllën pjesën e parë +14.

Në pjesën e dytë, përkundër se Peja u këndell duke fituar periodën e tretë(17-20) e duke barazuar në të fundën(20-20), nuk arriti ta shkrijë epërsinë e thellë që krijoi Bultexi gjatë çerekut të dytë dhe në fund pësoi disfatë dëshpëruese.

Transferi i ri i Pejës, Nigel Johnson me 26 pikë ishte më i dalluari në këtë humbje sonte, ndërsa u dalluan edhe Henrik Sirko me 19 pikë, si dhe Drilon Hajrizi e Jordan Martin me 13 pikë. Arber Berisha e Ergin Grosha nuk udhëtuan sonte fare me Pejën, për shkak që nuk arritën të pajisen me viza.

Tek Bultexi në fitore u dalluan, Shakir Smith me 18 pikë e Vasil Bachev me 14 sosh.

Tash Peja ka tri humbje e dy fitore në Ligën Ballkanike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here