Nëse Peja zhvilloi sivjet ndeshje të mirë sidomos në pjesën e parë përballë një kundërshtari të fortë në FIBA Europa Cup, atëherë padyshim ishte kjo në udhëtim te skuadra turke Gaizientep.
Pejanët ishin të shkëlqyer në pjesën e parë, krijuan epërsi, mbanin lojë nën kontroll, shënonin dhe ishin agresiv në mbrojtje, shkuan në pushim me tri pikë epërsi edhe pse më herët kishijn edhe +5 pikë dallim, në pjesën e dytë ndodhi diçka e papritur, apo më saktë në peiudhën e tretë nëtë cilën shënuan vetëm pesë pikë e pranuar hiq më pak se 25.
Me duar të veta e humbën ndeshjen e cila dukej shumë e vështirë edhe për skuadrën turkke, mirëpo agresiviteti në mbrojtje në këtë pjesë të lojës i dha epërsinë atyre, që për pejanët ishte e paarritshme në 10 minutëshin e fundit, dhe në këtë mënyrë Gazientep fitoi me rezultat 74:56.
Më efikasit te tuqit ishin, Tomislav Ruzic me 16 pikë prej tyre katër treshe, Andy Rautins me 12 dhe Deyan Ivanov me 11, ndërsa te Peja më të dalluarit ishin LaMarcus Reed me 15 pikë, dhe Noah Dahlman me 11.
Për Pejën ishte kjo disfata e dytë në grupin G kualfikues, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luan në palestrën “Karagqi” kundër skuadrës rumune Cluj, kurse Gazientep e pret në shtëpi Petrolna AEK.