Kampionia në fuqi, Peja nuk ka të ndalur këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura dhe mbetet ekipi i vetëm që nuk di ende për humbje në edicionin aktual. Të shtunën, Peja triumfoi në udhëtim te Sigal Prishtina për ta konfirmuar formën e mirë që po e kalon në fillim të këtij sezoni. Peja e fitoi derbin e xhiros së gjashtë me shifrat 95:80 për t’u forcuar në krye të tabelës me 12 pikë, dy më shumë se Prishtina që regjistroi humbjen e dytë.

Në fakt, Peja e siguroi fitoren në periudhë e fundit, në të cilën pati paraqitje fanastike. Këtë periudhë, Peja e fitoi bindshëm (30:9) për ta konfirmuar fitoren ndaj Prishtinës me 15 pikë dallim. Prishtina edhe pse e nisi mirë ndeshjen nuk arriti ta ruajë epërsinë e krijuar, e cila në fund të periudhës së dytë shkoi deri në 11 pikë (47:36). Prishtina e fitoi periudhën e parë – 25:19 – si dhe të dytë – 27:26 – por që Peja u rikthye në dy periudhat tjera. Të tretën, Peja e fitoi ngushtë (20:19), ndërsa të fundit me 21 pikë dallim (30:9) për të mbetur e pamposhtur.

Artikulli paraprakJude Bellingham, fenomeni i Real Madridit, mposhti Barcelonan
Artikulli tjetërPrishtina fitoi pas tetë ndeshjeve