15 korrik 2016

Përfaqësuesja U-18 e Azerbajxhanit është shpallur kampione e Divizionit C pasi të premten në finale e ka mposhtur Andorrën me rezultat 74:57.

Ndërkaq në të njëjtën ditë Kosova e ka mundur San Marinon në luftë për medalje të bronztë dhe atë me rezultat të thellë 100:57.

Në ceremoninë solemne të mbylljes së Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C, numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu i ka ndarë medaljet e bronzta, në këtë rast ato i kanë takuar djelmoshave të trajnerit, Dritëro Sefaja.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Etnik Peci, i cili vitin e kaluar po në San Marino është zgjedhur MVP i Kampionatit Evropian U-16, Divizioni C, sivjet ka zënë vend në Pesëshen më të Mirë të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C.

Duhet theksuar se një vit më parë në të njëjtën palestër Kosova U-16 u pati shpallur nënkampione e Divizionit C, pasi që në finale u pati mposhtur nga nikoqiri, San Marino.

– See more at: http://www.basketbolli.com/sq/article/peci-ne-peseshen-me-te-mire-kryetari-belegu-ndan-medaljet-e-bronzta#sthash.IZP9rlzi.dpuf

Artikulli paraprakFBK nis punën për Kampin e grupmoshës U-14
Artikulli tjetërKosova po zhvillon përgatitje intenzive, amerikanët po stërviten