Paulo Dybala nuk po kalon një formë të mirë me Juventusin ndeshjet e fundit, por kjo nuk e ka penguar atë që të grumbullohet nga trajneri Sampaoli tek kombëtarja argjentinase.

Dybala është bashkuar me Argjentinën për ndeshjet miqsore që do të zhvillojë kundër Rusisë dhe Nigerisë. Ai ka postuar disa foto në ‘Facebook’ ku ka shkruar: ‘Më e bukura se të gjitha’.

Ky postim duket se nuk është pëlqyer shumë nga tifozët e Juventus të cilët kanë komentuar tek profili i Dybala duke u shprehur se Juventus është më mirë se të gjitha.

Artikulli paraprakMilani gjatë 2018-ës kërkon të transferojë sulmuesin e madh
Artikulli tjetërKupa e Italisë, derbi i Milanos luhet dy ditë pas Krishtlindjes?