Sulmuesi i Villarrealit, Alexandre Pato thotë se ish-klubi i AC Milan është në rrugën e duhur për ta kthyer famën e dikurshme.
“Rossonerët” këtë sezon të garave me pronarët e rinj kanë nisur të këndellën. Braziliani, i cili kishte bërë fame pikërisht tek Milani, është i bindur se milansitët do të kthehen në nivelin e dikurshëm.
“Milan po ndryshon shumë gjëra. Ata duan të luajnë vetëm me italianë, por unë jam i sigurt se Milani do të kthehet për të qenë në të njëjtin nivel siç kanë qenë gjithmonë, edhe pse ne të gjithë e dimë fuqinë e Juventusit në Itali”, ka thënë Pato.
“Rossonerët kanë lojtarë të mëdhenj, unë gjithmonë i përcjell rezultatet e tyre, dhe besoj se vitin e ardhshëm ata do të luajnë në Evropë”, ka theksuar braziliani.