Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë të nxjerrin kuotat për pasuesin e Arsen Vengerit në stolin e Arsenalit. Francezi do të largohet në fund të sezonit aktual dhe tashmë ajo që ngjall kureshtje është emri i trajnerit të ri të “Topçinjve”.

Trajneri me koeficientin më të ulët është gjermani Tomas Tushel, që kërkohet me forcë edhe nga PSG në Francë. Në vend të dytë është Patrik Vieira, trajneri aktual i New York City. Në vend të tretë janë dy italianë, Carlo Ancelotti (koeficienti 6/1) dhe Masimiliano Allegri (koeficienti 8/1).

Mes kandidatëve të tjerë janë edhe emat e Claudio Ranierit, Roberto Mancinit, Mauricio Sarrit, Rafa Benitezit dhe Luis Enriqueses, por me kuota shumë më të ulëta se të tjerët.

Artikulli paraprakKush pas Arsene Wenger…
Artikulli tjetërÇmimet e biletave në Romë shkojnë në stratosferë, Liverpuli kërkon shpjegime nga UEFA