Skuadra e Antonio Contes mund të përforcohet me një argjentinas shumë të talëentuar, por i cili kurrë nuk arriti të vinte në shprehje te skuadra e tij aktuale Paris SG, për shkak të konkurrencës së jashtëzakonshme. Conte e njeh shumë mirë se çfarë cilësisht posedon Javier Pastore, të cilin e dëshiron që në afatin dimëror ta sjell në Stamford Bridge. Ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2019, por nëse oferta është interesante dhe e mirë, atëherë marrëveshje mund të ketë përfundim pozitiv.