Andin Rashica ka fituar trofeun e parë si kryetrajner i Sigal Prishitnës, pasi në Thernadë mposhti Bashkimin me rezultat 74-77, shkruan Korneri.net

Rashica pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve foli për Supersport Kosova, ku nuk fshehu gëzimin për Kupën e fituar. Ai falenderojë lojtarët e tij pë angazhimin teksa pohoi se Prishtina edhe pse me lojtarë vendorë ka eksperiencë të luajë në këto nivele dhe kjo u dëshmua sonte. Rashica ka falenderuar të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar në të kaluarën te Prishitna sidomos ata ndërkombëtar të cilët e kanë kontaktuar gjatë javës duke i’a lehtësuar punën për sonte.

Në fund ai i’a dedikoi titullin ish kolegut të tij i cili para pak ditësh ndërroi jetë gazetarit të mirënjohur Agim Binakut, për të cilin derdhi edhe lotë në fund të intervistës së tij.

Artikulli paraprakKupa e Kosovës: Kupa është e Prishtinës, “Bardhekaltërit”, fituan trillerin ndaj Bashkimit
Artikulli tjetërMjeku specialist lëshon ‘bombën’ për vdekjen e futbollistit