Trajneri i Vushtrrisë, Isa Sadriu është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur pas fitorës së arritur ndaj Lirisë, në kuadër të rrethit të katërt të Kupës e Kosovës, shkruan Korneri.net

Sadriu pas përfunidmit të ndeshjës foli për Supersport Kosova, teksa pohoi se skuadra e tij është dashur ta mbyll ndeshjen qysh në pjesën e parë, kur lëshoi disa raste të mira shënimi.

“Gjatë pjesës së parë Liria, i shpëtoi eliminimit pasi rezultati do të duhej të ishte 3 ose 4-0 sikur të shfrytëzonim rastet. Por në një fushë të tillë të rënduar lojtarët u shpërqendruan para portës. Kështu mendojë që pjesën e parë e dominuam edhe me raste edhe me lojë. Pjesa e dytë ishte më e barazpeshuar kështu që e pamë që Liria vetëm me kundërsulme ka mundur të shënoi dhe atë e arritën. Ne u rikthyem në fund barazuam, besojë që djelmoshat tanë e merituan të kalojnë këtë xhiro”, tha fillimisht Sadriu.

Në çdo xhiro të Kupës për fitore: ” Në çdo ndeshje të Kupës, Vushtrria do të të ketë objektiv fitorën. Këtë e demonstuam ndaj një kundërshtari të Superligës”, përfudnoi Sadriu.

Artikulli paraprakMVP i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës është ky futbollist
Artikulli tjetërZYRTARE: Kosova i zhvillon dy miqësore në mars, këta janë kundërshtarët!